
Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur ditën e sotme në Elbasan. Nje grua e moshuar eshte gjetur e pajete ne banesen e saj. Mësohet se ngjarja ka ndodhur ne lagjen ” Beqir Dardha” ne Elbasan dhe sipas policise gruaja me iniciale H.P., 86 vjeçe eshte gjetur e pajete nga fqinjet. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë. Më poshtë, njoftimi i policisë për ngjarjen.
Informacion paraprak
Në lagjen ” Beqir Dardha” , Elbasan në banesën e saj dyshohet se është vetëvarur shtetasja H.P., 86 vjeçe, e cila është gjetur e pa jetë nga fqinjët. Nga këqyrja paraprake e kryer nga mjeku – ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjare dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.