MINUTA E FUNDIT – E diela e fundit e një 35 vjeçari, i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i nëntë i pallatit…

Një 35 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i nëntë i pallatit ku jetonte. Policia e Tiranës sqaron se ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Kavajës rreth orës 07:10 të mëngjesit të kësaj të diele.

Njoftimi:

Rreth orës 07:10 në rrugën e “Kavajës”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 9-të i banesës shtetasi A. Sh.,35 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Për t’u bërë pjesë e grupit të "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal