
Arrestohet e dashura e Safet Bajrit pasi dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të 2018 në Shkodër.
E.A. pronare e një butiku rrobash në Myslim Shyri është vënë në pranga 5 ditë pas partnerit të saj.
Gjykata e Posaçme caktoi ndaj saj masën e arrestit me burg për akuzat e krijimit të kushteve për të kryer vrasje dhe përkrahje te autorit të krimit.
Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala zbardhi mbrëmjen e së mërkurës rolin e A.E. në ngjarjen e 2018 që përplasi dy familjet Lici e Bajri.
A.E. ndodhet aktualisht në burgun e grave në Pojskë të Pogradecit.