MINUTA E FUNDIT – Dy lëkundje të njëpasnjëshme termeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë magnituda…

Para pak minutave, Shqipëria është lëkundur nga dy tronditje termeti. Njoftimi bëhet nga Qendra Europiane për Monitorimin e Termeteve, ndërsa të dhënat e para janë në tabelat e mëposhtme.

Termeti i parë është regjistruar rreth orës 08:04 dhe ka qenë i magnitudës 3.3 sipas shkallës Rihter dhe lëkundjen janë ndjerë edhe në Tiranë.


Vetëm pas pak minutave, në 08:10 është ndjerë edhe lëkundja e dytë, më e fortë se e para, me magnitudë 4.7 ballë Rihter. Nga informacione paraprake, duket se në të dy rastet, epiqendra ka qenë në Shqipërinë e Mesme por lëkundjet janë ndjerë edhe në Dibër.

Ndërkohë, deri në këto momente nga autoritetet nuk ka informacione për dëme.



ShkodraWebCheck