
Lavdrim Tata, deri para pak ditëve administrator i Njësisë Administrative Kelmend, është emëruar në një detyrë shumë të rëndësishme në administratën e Bashkisë Malësi e Madhe.
Burime të ShkodraWeb, bëjnë me dije se Lavdrim Tata është emëruar ditën e sotme zëvendëskryetar i Bashkisë Malësi e Madhe. Sipas ligjit “Për vetë qeverisjen vendore”, emërimi në detyrë është bërë nga kryebashkiaku Tonin Marinaj.
Për rreth 7 vite, Tata ka qenë në drejtim të NJA Kelmend, duke treguar performancë dhe arritje, të cilat janë vlerësuar edhe nga Marinaj, i cili i ka besuar detyrën e rëndësishme.
Lavdrim Tata u pasua si administrator i NJA Kelmend nga Florida Peraj, një emër i njohur i administrimit të agroturizmeve në Malësinë e Madhe. ShkodraWeb i uron suksese në detyrën e re zëvendëskryetarit Lavdrim Tata, si pjesë e rëndësishme e ekipit të kryebashkiakut Marinaj që qeveris Malësinë e Madhe nga viti 2015. /ShkodraWeb/




