
Dhunuan për motive të dobëta, dhëndrin e tyre, vihen në pranga 3 shtetas (babai dhe 2 djemtë).
Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në familje, në fshatin Flakë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe shkuan menjëherë për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar përgjegjësit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale u arrestuan shtetasit Xheladin Çokaj, 64 vjeç, Arnit Çokaj, 30 vjeç dhe Sefred Çokaj, 33 vjeç, të tre banues në fshatin Koplik i Sipërm, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasin A. U., 41 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup.




