Mberrin pa jete nje femije vetem 10-vjeçar ne spitalin e Tepelenes. Mesohet se femija ka qene me gjendje gripale prej disa ditesh dhe se fundi familjaret e kane cuar pa jete ne spital.
Nga te dhenat e para mesohet se femija qe ka humbur jeten eshte nje djale me inciale S. I. Ai u dergua nga prinderit sot rreth ores 05:00 ne spital, por gjithcka ka qene e kote.
Bëhet me dije se nje dite me pare prinderit e kishin cuar per vizite ne spital, por nuk e kane lene dhe e kane marre me vete prape. Nderkohe qe pritet te behen verifikimet e rastit per te zbuluar saktesisht shkakun nga i cili i vogli ka humbur jeten.