Një deputete nuk është ndjerë mirë në sallën e Kuvendit, në nisje të fazës së dytë të seancës plenare.
Mësohet se nuk është ndjerë mirë deputetja e PS në Lushnjë, Tatiana Piro, e cila ka shfaqur probleme me tensionin. Në ambientet e Kuvendit ka mbërritur menjëherë ambulanca, e cila i ka ofruar deputetes shërbimin mjekësor.