Daniel Drobaj, 18-vjeçari që hodhi kapsollën e cila i dëmtoi rëndë gishtat efektives së “Shqiponjave” Ina Nuka gjatë protestës para Kuvendit ditën e enjte, do të qëndrojë në qeli pa afat. Ai ka dalë sot para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.
I riu është paraqitur me një fashë në dorën e djathtë. Të pranishëm në seancë ishin edhe deputetë të PD dhe LSI, ndërkohë që gjykatësi Besnik Hoxha kërkoi zhvillimin e masës së sigurisë pa praninë e medias.
Drobaj u arrestua nga policia mbrëmjen e të premtes rreth 24 orë pas shpalljes në kërkim. Ai ishte ndaluar që ditën e protestës nga policia, por ndërhyrja e deputetëve të LSI si Luan Rama dhe Indrit Braimllari e shpëtoi atë.