Aksident me pasoje nje te vdekur ne superstraden Lezhë-Milot. Ngjarja e rende ka ndodhur ne vendin e njohur si kryqezimi i Rriles. Nje person qe po udhetonte me biciklete ka mbetur i vdekur ne vend, pasi eshte perplasur nga nje autoveture.
“Panorama” meson se viktima eshte identifikuar si shtetasi Zef Mullishi, rreth 50 vjec nga Rrila. Policia e mberritur ne vendin e ngjarjes ka nisur hetimet per zbardhjen e shkakut te ketij aksidenti qe i mori jeten nje personi.