Një i vrarë dhe një i plagosur në Durrës. Sipas informacioneve paraprake, viktima dhe i plagosuri janë gjetur brenda një automjeti tip “Audi” me targa “AA 857” në lagjen 13 në zonën e plazhit. Ndërkohë, në Shënavlash është gjetur një makinë e djegur, që dyshohet të jetë përdorur në vrasje.
Në vendngjarje, janë gjetur një numër i madh gëzhojash, bënë me dije burime policore.