Brenda pak ditëve, në Bashkinë e Shkodrës pritet të ndodhë rokada e pushtetit. Pas fitores në zgjedhjet e 14 maj 2023, Benet Beci do të ulet në karrigen e kryebashkiakut me 16 qershor 2023.
Kjo është bërë r ditur nga struktura përgjegjëse për konstituimin e Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Në njoftimin e shpërndarë për mediat nga sekretari i Këshillit Bashkiak Shkodër Denis Lesha, shkruhet:
“Pershendetje,
Ju njoftoj mbledhjen e pare te keshillit bashkiak Shkoder, diten e premte date 16 Qershor 2023, ora 11.30, ne sallen e mbledhjeve te keshillit.”