MINUTA E FUNDIT/ Byroja e Kuvendit e përjashtoi 10 ditë nga punimet parlamentare, Garda e Policia procedim penal për Edi Palokën…(foto)

Ndërkohë që Byroja e Kuvendit e përjashtoi me 10 ditë deputetin e PD-së, njëherazi nënkryetarin e Parlamentit, Edi Paloka, reagon me deklaratë zyrtare Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit. “Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet e menjëhershme për sulmin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka”- thote Policia dhe Garda.

Reagimi i Gardes së Republikës dhe Policisë së Shtetit

Sot, në sallën e seancave të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka ka sulmuar me një solucion kimik të parapërgatitur Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama.

Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka.