Në kuadër të forcimit të masave për Sigurinë Ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka në fokus të veçantë kontrollin në Pikat Doganore në të gjithë vendin.
Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në PIK ka konstatuar dhe bllokuar një ngarkesë prej 41.7 ton banane të ardhur nga Costa- Rica për shkak se produkti rezultoi me probleme për konsum njerëzor – produkti i prishur.
Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 41.7 ton duke u bazuar legjislacionit në fuqi, gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë. AKU thekson se do të jetë gjithmonë në mbështetje të konsumatorit me qëllim garantimin e Sigurisë Ushqimore. Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në info@aku.gov.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”. Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët. /Njoftim për media i AKU/