Një aksident është shënuar në superstradën Lezhë- Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi “Gocaj”.
Nga vendngjarja bëhet me dije se një automjet tip Benz ka përplasur një motoçikletë në të cilën udhëtonte një person.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës, i cili është transportuar me urgjencë për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor në spital.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.