ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

MINUTA E FUNDIT/ “Benz”- i përplaset me motorin, ndërron jetë menjëherë në vendngjarje drejtuesi…

Nje aksident me pasoje fatale ka ndodhur kete paradite në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Policia ben me dije se në vendin e quajtur “Kafaraj”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasi K.Z, është përplasur me një motorçikletë.

“Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorçikletës, i cili nuk është identifikuar ende”- njofton policia, duke shtuar se ka nisur hetimet per zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:15 në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kafaraj”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasi K.Z, është përplasur me një motorçikletë.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorçikletës, i cili nuk është identifikuar ende.

Policia po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit i cili ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.