Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugorë Korçe –Voskopojë, ku sipas raportimeve të para thuhet se katër persona kanë mbetur të lënduar. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga ndërsa kanë mbetur të dëmtuar 4 maturantë.
Të lënduarit janë transportuar në spitalin e qytetit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.