Atentat ditën për diell dhe në mes të kryeqytetit. Një plagosje është raportuar se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Sipas News24 një person është plagosur me dy plumba dhe është dërguar në spital. Personi rreth 66 vjec, Behar Sofia, ka nderruar jete ne spital.
Mësohet se i personi që ka qenë shënjestër e atentatit po lëvizte më këmbë, ndërsa autorët dyshohet se lëviznin me makinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Elbasanit, pranë Piramidës. Forca të shumta policia kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.