
Është arrestuar autori që i vuri eksplozivin në shtëpinë e kreut të FSHF-së, Armand Duka.
Mbrëmjen e kësaj të marte ka rënë në prangat e policisë 34-vjeçari Arlen Hasanaj.
Mësohet se Hasanaj është pronar i një biznesi privat në qytetin bregdetar themeluar në korrik të 2020.
Ai u kap nga kamerat e sigurisë duke i vënë eksplozivin në derën e shtëpisë, i cili fatmirësisht përfundoi pa të lënduar, teksa mbeten të paqarta motivet e ngjarjes.
Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 22.03, në derën e jashtme të banesës së presidentit të FSHF- së u vendos një sasi tritoli.
Kamerat e sigurisë së familjes Duka kanë kapur momentin e shpërthimit, teksa kamera të tjera rrotull kanë bërë të mundur identifikimin e autorit 34 vjeçar.





