MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 27 vjeçari nga Shkodra, ishte shpallur në kërkim për plasosjen e një shtetasi në “Mark Lula”

Një plagosje me armë e regjistruar në Shkodër në mars të këtij viti, është zbardhur nga policia e ketij qyteti. Nga DVP Shkodër u ndalua shtetasi në kërkim Elvis Lekndrejaj, pasi më datë 21.03.2021 ka plagosur shtetasin Mikel Fusha.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin DVP Shkodër bënë ndalimin e shtetasit Elvis Lekndreu, 27 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.

Këtij shtetasi, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 23.03.2021, i ka caktuar masën e sigurimit personal në mungesë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi dyshohet si autori i ngjarjes së datës 21.03.2021, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, ku ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi Mikel Fusha.


Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Open

Close