Në orën 12.30 para Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër do të ketë një protestë. Mësohet se do të protestohet për arrestimin e 5 personave dhe shpalljen në kërkim të 14 të tjerëve mbrëmjen e kaliuar dhe mëngjesin e sotëm për ngjarjen në shkollën “Shejnaze Juka”. Lajmi është bërë i ditur përmes mediave, ndërsa më herët në një deklaratë për mediat selia blu e Shkodrës ka kërkuar zyrtarisht lirimin e të arrestuarve, duke paralajmëruar mbledhjen e qindra mijëra protestuesve para Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër.