Gjykata e Shkodrës ka lënë në qeli Arjon Hasajn dhe vëllain e tij, Klisman Hasaj, të cilët dolën sot (10 Janar) para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë.
Arjon Hasaj është autori i dyshuar i ekzekutimit me breshëri plumbash të Ramzan Mataj në fshatin Dragoç mbrëmjen e 4 Janarit, ka mbërritur në gjykatën e Shkodës.
29-vjeçari raportohet se i ngriti kurth 33-vjeçarit dhe e vrau pasi viktima kishte një lidhje dashurie me motrën e tij prej gjashtë vitesh.
Gjithashtu Arjon Hasaj, baba i 4 fëmijëve, në dëshminë e dhënë ka pretenduar se Ramazan Mataj i ka prishur dy martesa motrës së tij, si edhe i ka shpërndarë video të tyre intime tek bashkëshorti i dytë, si edhe në fshat.
I arrestuar si bashkëpunëtor i ngjarjes së rëndë është edhe i vëllai Klisman Hasaj, i cili dyshohet se siguroi kushteve për të kryer vrasjen dhe fshehjen e armës së krimit, akuza të cilat 20-vjeçari i ka mohuar.