
Një prej automjeteve, pjesë e eksortës së kryeministrit Edi Rama, është aksidentuar në hyrje të qytetit të Korçës, ku po zhvillohet mbledhja dy ditore e Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.
Mësohet se makina me targa të Ministrisë së Brendshme, për shkak të borës në rrugë, ka rrëshqitur dhe është përplasur me një automjet tip “Golf”. Bëhet e ditur se dy punonjës të Gardës kanë mbetur të lënduar. Ata janë transportuar me urgjencë për në spitalin rajonal të Korçës ku ndodhen në kujdesin intensiv të mjekëve. /shqiptarja.com/