Aksident tragjik në Shkodër para pak minutave. Një person ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së një makine me një motor. Viktima është drejtuesi i motorit, që ndërroi jetë në vend, pasi përplasja rezultoi fatale. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30 minuta në aksin Shkodër- Vau i Dejës në fshatin Kaç. Deri në këto momente, viktima nuk është identifikuar. Pritet të ketë një komunikatë zyrtare nga Policia e Shkodrës lidhur me ngjarjen e rëndë.