
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e kësaj mesdite në Shkodër. Raportohet se në fshatin Bushat, në aksin Shkodër-Tiranë është regjistruar një aksident. Mësohet, se dy turistë, teksa udhëtonin me motor janë përplasur me një automjet. Si pasojë, të dy turistët kanë ndërruar jetë.
Motori, me të cilën po udhëtonin dy turistët shihet i rrëzuar në mes të rrugës, me pjesë të saj të shpërndara gjerësisht në hapësirën e autostradës. Nga ana tjetër, edhe makina me të cilën ata janë aksidentuar, tip “Benz” ka dëmtime serioze. Nuk dihet nëse drejtuesi i saj është plagosur nga ky aksident.
Ndërkohë, nuk dihet ende asgjë rreth identitetit të turistëve dhe se nga është origjina e tyre. Policia nga ana e saj, ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po bën të gjitha ekzaminimet e nevojshme.
Policia, e cila ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet dhe dinamikat e aksidentit në fjalë, pritet të dalë me një komunikatë zyrtare mbi ngjarjen e rëndë..