VIDEO – Aksident tragjik në aksin Shkodër- Velipojë, makina del nga rruga, vdesin një djalë dhe një vajzë…

Një aksident fatal me dy të vdekur është verifikuar në aksin Shkodër -Velipojë. Parapakisht raportohet se viktimat janë një djalë dhe një vajzë nga Shkodra që po udhetonin me një BMW X5.

Makina ka dalë nga rruga dhe trupat e viktimave janë gjetur jashtë makine nga përplasja e fortë. Viktimimat janë identifikuar si Amarildo Preka 23 vjeç nga Mali i Jushit dhe Driona P. 16 vjeç nga lagja Perash e Shkodrës.