
Nje aksident tragjik eshte shenuar ne rrugen Fushe Kruje- Tirane, ku raportohet se nje automjet ka perplasur per vdekjen nje djale. 18 vjeçari, A. Ç., ka qene duke ecur ne ane te rruges, kur eshte perplasur nga makina qe dushohet se ka qene tej normave te shpejtesise. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë- Krujë ku po pyetet nga ana e Oficerëve të Policisë për rrethanat e aksidentit dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policise:
Me date 25.04.2018,rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Kruje-Kamez, ne vendin e quajtur Larushk, mjeti me targa AA 714 TA, me drejtues shtetasin F.Rr. ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin këmbësor A. Ç. 18 vjeç, banues ne Larushk.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë- Krujë ku po pyetet nga ana e Oficerëve të Policisë për rrethanat e aksidentit dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.