VIDEO+FOTO – Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, raportohet se një person ka humbur jetën…(emri)

Një aksident me pasojë fatale për jetën e një personi ka ndodhur para disa minutash në segmentin rrugor Lezhë-Shkodër. Nga perplasja e dy automjeteve ka ndërruar jetë një person, i identifikuar si Ndue Marku nga Blinishti i Lezhës. Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Piraj.

Në aksident janë përfshirë dy makina një mjet tip Fiat me targa AA 677 MF, që drejtohej nga viktima dhe një mjet tjetër tip ‘Benz’ me targa AA 814 PR. Dyshohet se shkak i ketij aksidenti te jete bere nje parakalim i gabuar i mjetit tip Fiat. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca dhe forca të shumta policie.


Për t’u bërë pjesë e grupit të "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal