Aksident me vdekje në aksin rrugor Shkoder- Koplik, në afërsi të fshatit Shtoj. Sipas informacioneve të para nga vendngjarja, flitet për një këmbësor, i moshuar që ka mbetur i vdekur nga aksidenti. Mësohet se viktima ka qenë duke prerë rrugën. Policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Sipas informacioneve paraprake, në drejtim të mjetit tip Benz, me targë SH 6616 D që ka shkaktuar aksidentin, ka qenë Besnik Çelepija ndërsa viktima akoma nuk ka të dhëna, mendohet te se mund të jete endacak. /ShkodraWeb/
MUND TË LEXONI EDHE: EMRI/ Aksidenti me pasojë vdekje në Shkodër, dalin detajet e para për ngjarjen e rëndë…