
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën perendimore në Shkodër. Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Mjeti “Volksvagen Sharon” me targë AA 920 HX është përplasur me mjetin tip Fouristradë me targë AA 514 FU.

Burimet bëjnë me dije se shtetasi i mjetit “Volksvagen” Alton Mehja është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës.

Drejtuesi i fouristradës është jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë. Ky është aksidenti i dytë brenda 24 orëve teksa një natë më parë humbi jetën Gezim Selimi në hyrje të Shkodrës./panorama/








