Minuta e fundit/ Aksident i rende ne Shkoder, 2 persona ne koma, drejtuesi i mjetit humb gjymtyret

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Han i Hotit, ne hyrje te Bajzes, ku si pasojë dy persona ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Identiteti i të plagosurve nuk është bërë i ditur, ndërsa raportohet se të dy ndodhen në gjendje kome. Aksidenti është regjistruar rreth orës 22:00, ndërsa mësohet se në të është përfshirë një makinë tip fuoristradë dhe nje benz. Deri më tani bëhet me dije se drejtuesi i fuoristradës me iniciale K.T. ka humbur gjymtyrët. Kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(Foto ilustruese)

Loading...

ShkodraWeb Staff

E Verteta nuk negociohet!