
Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur në hyrje të qytetit të Shkodrës, në afërsi të “Çelësit”. Dëshmitarë të vendngjarje kanë dërguar foto, ku duket një kufomë e mbuluar.
Në vendngjarje është policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 16:00, në lagjen “Liria”, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. P., ka përplasur këmbësorin, shtetasin Haki Bajrami, 78 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi Haki Bajrami.
Drejtuesi i automjetit shtetasi A.P., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.




