
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes Xhenjo. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se janë përplasur dy automjete.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur dhe raportohet per 4 persona të plagosur te cilët jane dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar drejt vendngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!