
Nje aksident i rende eshte verifikuar sonte ne aksin Koplik- Bajze. Behet me dije se nje person ka humbur jeten ne rrethana qe duhen sqaruar.
Viktima eshte ne rruge ne afersi te fshatit Pjetroshan. Ne vendngjarje jane ambulanca dhe policia.
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 19:55, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, në vendin e quajtur “Aliaj”, automjeti me drejtues shtetasin K. S., 20 vjeç, ka përplasur shtetasin Ll. P., 68 vjeç (këmbësor).
Nga përplasja, 68-vjeçari ka humbur jetën. Ndërkaq, Policia ka shoqëruar në Komisariat, shtetasin K. S., për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon hetimet për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!