
Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Në incidentin e ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, pranë Maminasit janë përfshirë dy automjete. Një turiste e huaj është përplasur me një furgon mallrash.
Nga raportimet e para thuhet se e lënduar ka mbetur turistja. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbulimin e shkaqeve të aksidentit. Ndërkohë aktualisht është bllokuar autostrada e krahut Durrës-Tiranë
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!