EMRI – Aksident fatal në Shkodër, makina përplas dy persona, ndërron jetë në spital 28 vjeçarja

Një aksident fatal ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër teksa një automjet tip Alfa- Romeo ka dalë nga rruga, duke përplasur një mur dhe ka përplasur një këmbësore duke i marrë jetën si dhe një këmbësor tjetër duke e lënë të dëmtuar.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Shkodër- Bardhaj teksa bëhet me dije nga Policia se shtetësja 28- vjeçare Lida Hebaj, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal në Shkodër kurse 42- vjeçari K.D, ka shpëtuar dhe po merr mjekim në Spitalin Rajonal në Shkodër.


Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 06.07.2020, rreth orës 17:20, në rrugën Shkodër-Bardhaj vendi quajtur ura e Bardhajve, mjeti me tip Alfa Romeo, ka humbur kontrollin mbi mjetin duke u përplasur me një mur, si pasojë ka dëmtuar dy shtetas në trotuar të cilët janë L. H. 28 vjeçe e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër, si dhe është dëmtuar shtetasi D. K. 42 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe po punohet për kapjen e drejtuesit te mjetit i cili është larguar nga vendi ngjarjes.

 ABCOM ║ VODAFONE