Një aksident me pasojë humbjen e jetës së një personi ka ndodhur këtë mesditë në Pukë.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Qafë Mali-Bajram Curri, te vendi i quajtur “Shkëmbi i Dardhës”, ndërsa policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes.
Ndërkohë, nga të dhënat e para mësohet se ka ndërruar jetë shtetasi Mark Nika, rreth 70 vjeç.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 07.06.2020, rreth orës 11:45, në fshatin Dardhë, Pukë, një mjet ka humbur kontrollin dhe dalë nga rruga për pasojë janë lënduar një grua me një fëmijë të cilët janë jashtë rreziku për jetën dhe ndodhen në Spitalin Pukë
Gjithashtu nga Informacionet paraprake mesohet se ndodhet dhe një person, shtetasi M. P. në automjet, dhe shërbimet e Zjarrfikeses Pukë po punojn për nxjerrjen e tij nga automjeti
Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje