
Malësi e Madhe / Informacion paraprak
Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin slloven Klement Jakic, ka përplasur këmbësoren, shtetasen Prende Lula, 68 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, shtetasja Prende Lula ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit shtetasi Klement Jakic, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.




