EMRAT – Aksident fatal në M.Madhe, 51 vjeçari nga Shkodra i merr jetën gruas 49 vjeçare nga Kopliku

Një aksident me pasojë humbjen e jetës së një 49- vjecareje ka ndodhur në Malësinë e Madhe. Një automjet i drejtuar nga Besnik Jubani ka përplasur për vd.e.kje Albana Çulajn në fshatin Pjetroshan.


Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Më datë 16.02.2020, rreth orës 18:25, në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe mjeti me drejtues shtetasin B. J. 51 vjeç, banues në Shkodër, ka aksidentuar shtetasen A. Ç. 49 vjeçe, banuese në Koplik, ku si pasojë ka ndërruar jetë

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar ne ambientet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit