EMRI/ Aksident fatal në Lezhë- Shëngjin, 19 vjeçari në timon të makinës i merr jetën kalimtarit 29 vjeç…

Nje aksident fatal me pasoje humbjen e jetës së nje kalimatri ka ndodhur kete mengjes. Aksidenti ka ndodhur ne rrugën Lezhë – Shëngjin dhe policia ben me dije se shtetasi E.M. 19 vjeç, banues në Lezhë, ka aksidentuar per vd.ekje shtetasin këmbësor Fatmir Pervataj 29 vjeç, banues në Tropojë.

Lezhë / Informacion paraprak

Në rrugën Lezhë – Shëngjin, shtetasi E.M. 19 vjeç, banues në Lezhë, ka aksidentuar shtetasin këmbësor F.P. 29 vjeç, banues në Tropojë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Për t’u bërë pjesë e grupit të "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal