EMRAT+FOTO – Aksident fatal në Lezhë, makina del nga rruga dhe dy të rinj, vajzë e djalë humbin jetën…

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë. Bëhet me dije se një makinë ka dalë nga rruga dhe dyshohet për 2 viktima. Ata janë identifikuar si Kristjan Margjoni dhe Atjola A. 16 vjeç, e fejuara e vëllait të drejtuesit të mjetit.

Kristian Magjuni, shoferi i mjetit

NJOFTIMI I POLICISË


Në rrugën e Talës, Lezhë, automjeti tip “Pegeot ” me drejtues shtetasin K.M., 24 vjeç ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në automjet shtetasja A.A.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.


LEXONI EDHE: VIDEO – Zbardhet dinamika e aksidentit me dy viktima, 24 vjeçari po dërgonte në shtëpi të fejuarën e vëllait, dyshohet…