MINUTA E FUNDIT/ Aksident fatal në Bahçallëk të Shkodrës, një këmbësor ka humbur jetën…

Një aksidemt fatal raportohet të ketë ndodhur para pak minutave në Bahçallëk. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, mësohet se ka humbur jetën një person që po lëvizte me biçikletë.  Nuk dihet emri i personit që humbi jetën, ndërsa mësohet se drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga uniformat blu. Policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Në minutat në vijim, pritet të ketë më shumë informacione mbi aksidentin që i mori jetën një personi.