Një aksident i rendë me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen rëndë të dy të tjerëve, raportohet se ka ndodhur në aksin Mjedë- Bushat në bashkinë e Vaut të Dejës.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se në aksident është përfshirë një automjet, i cili ka dalë nga rruga në rrethana të paqarta, duke sjellë vdekjen e dy personave, kalimtarë të rastit.
Paraprakisht në vendngjarje, personat që humbën jetën janë identifikuar si Ndue dhe Ndrekë Prenga, xhaxha e nip. Në drejtim të mjetit ishte shtetasi Glindis Bujari. Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Vau Dejës/Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në fshatin Mjedë, shtetasi G.B, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalur nga rruga, duke ka përplasur dy këmbësorët, shtetasin N. P., 63 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje dhe shtetasin N. P., 43 vjeç., i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në Spital.
Nga përplasja është dëmtuar dhe drejtuesi i automjetit, shtetasi G. B., i cili ndodhet në Spital, për ndihmë mjeksore, i shoqëruar nga efektivë të Policisë, pasi pas marrjes së ndihmës mjeksore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.