
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë kryqëzimit të Dajçit, në autostradën Lezhë-Shkodër. Një kamion është përplasur me një motor, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të motoçikletës, rreth 51- vjeç, i identifikuar si Arben Tanushi.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar drejtuesin e motoçikletës në spital, por ky i fundit nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë, forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:50, në aksin rrugor Lezhë – Mabe, në zonën e Dajçit, një automjet tip “Kamion”, i drejtuar nga shtetasi K. Z., 28 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A.T, 51 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Ndërsa drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.