EMRI- Aksident fatal, humb jetën një person dhe dëmtohen tre të tjerë…

Një aksident fatal ka ndodhur në Pishkash, në aksin Prrenjas-Librazhd. Nga të dhënat e para mësohet se ka ndërruar jetë një person, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të dëmtuar. Dy automjete janë përplasur me njëri -tjetrin. Një makinë tip “Benz” është përplasur me një “Ford”.


Sipas policisë janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”. Si pasojë drejtuesi i mjetit “Ford”, shtetasi A.V., rreth 45 vjeç, ka ndëruar jetë në Spitalin e Librazhdit. Raportohet se viktima Ardian Vreto është vëllai i kreut të degës së PD në Librazhd, Bujar Vreto dhe ish-punonjës i policisë së Librazhdit.