Një grua 55-vjeçare është mbytur në lumin Drini i Zi ditën e sotme. Mësohet se ajo hyri në ujë për të shpëtuar dy fëmijë që rrezikonin të mbyteshin, por vetë nuk ka mundur dot të dalë nga lumi. Dy fëmijët e moshës 6 dhe 10 vjeç janë nxjerrë nga lumi Drini i Zi, dhe janë dërguar në spitalin e Peshkopisë per të marrë ndihmën mjekësore. Mesohet se dy femijet ishin nipi dhe mbesa e 55- vjecares qe humbi jeten per ti shpetuar nga vdekja. Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.