Një 42 vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit ku jetonte në Tiranë. Policia bën me dije se gruaja me iniciale S.H, e cila ka ndërmarrë aktin e rëndë pasditen e kësaj të mërkure.
“Rreth orës 17:35 në rrugën “Hysen Gjura”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 5-të i banesës shtetasja S. H., 42 vjeçe, ku si pasojë ka ndërruar jetë”, sqaron policia.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.