
Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Pukë pasi akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë. Burime policore bëjnë me dije se në prangat e policisë ka përfunduar 39-vjeçari me inicialet E.U. Të njëjtat burime konfirmojnë se E.U., ka tentuar të përdhunojë një 43-vjeçare.
Njoftimi nga Policia e Pukës
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pukë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë, i shtetasit E. U., 39 vjeç, banues në Pukë, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase 43 vjeçe.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë.




