Nje tjeter aksident, kete radhe me pasoje fatale, ka ndodhur sot ne Durres. Nie djale i ri, vetem 18 vjec, duke udhetuar me motociklete ka perplasur nje kembesor 80 vjecar, i cili ka nëdrruar jetë në spital. Nën kujdesin e mjekëve është edhe 18- vjeçari që drejtonte motorin. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e dinamikës së ngjarjes së rëndë.
Informacion Paraprak
Më datë 08.03.2019, në aksin rrugor Sukth -Kullë, shtetasi B.T., 18 vjeç , duke drejtuar motoçikletën e tij, është përplasur me shtetasin këmbësor H.P., 80 vjeç , banues në Sukth.
Për pasojë janë aksidentuar dhe ndodhen në Spital drejtuesi i motoçikletës, pasagjeri i tij shtetasi V.L., 18 vjeç si dhe shtetasi këmbësor H.P., i cili ka ndërruar jetë në Spital.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.