
Drejtoritë dhe Zyrat Arsimore luajnë një rol kyç në mbarëvajtjen e procesit mësimor nëpër shkollat tona, si dhe në mirëmbajtjen e cilësisë së arsimit në Shqipëri. Ato sigurohen se mësuesit paguhen çdo muaj dhe më të mirët punësohen përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”, qëlibrat të shpërndahen falas në kohë, që nisma e programit pas-shkollor “Bëjmë Detyrat e Shtëpisë” të realizohet me përpikmëri, dhe qënxënesit më aftësi të kufizuaratë kenë mësuesin ndihmës pranë shkollës së tyre.
Por duhet ta pranojmë që në disa raste, puna e Zyrave dhe Drejtorive Arsimore ka çaluar, kryesisht për shkak se nuk kanë qenë mjaftueshëm afër shkollave. Sot që flasim, jo secila bashki ka një zyrë arsimore dhe ky është edhe ndryshimi kryesor që do të sjellim me ristrukturimin e këtij shërbimi arsimor: do ta çojmëshërbimin tek secila bashki në Shqipëri.
Që nga fillimi i mandatit të dytë tëkësaj qeverie, ështëpunuar drejt një reforme me tri pikësynime:
1. Të çojë shërbimin sa më afër shkollave dhe mësuesve;
2. Të përmirësojë kujdesin ndaj mësuesve dhe rrjedhimisht të përmirësojë cilësinë e arsimit parauniversitar;
3. Si dhe të rrisë llogaridhënien e këtyre zyrave ndaj qytetarit dhe ministrisë.
Kjo reformë nuk po bëhet vetëm tek shërbimet arsimore. Tashmë është zbatuar tek bujqësia dhe tek shëndetësia. Reforma në administratë publike është njëkohësisht një prej 5 prioriteteve bazë që ka Shqipëria në proceset e saj integruese në Bashkimin Europian (BE).
ÇFARË DO TË THOTË REFORMA NË PRAKTIKË?
Sot kemi një numër prej 38 Drejtorish dhe Zyrash Arsimore në terren, me rreth 500 punonjës. Nga analizat që kemi bërë në terren, rezulton se disa nga këto zyra janë tëstër-ngarkuara dhe disa të tjera tënën-ngarkuara.
Kështu që, duke qëndruar brenda këtij numri të punonjësve – sipas nevojave të bashkive -kemi bërë një ri-shpërndarje të tyre në 51 zyra arsimore, që të jenë sa më afër shkollave dhe mësuesve në nivel bashkie.
Bashkitë si Shkodra, Korça apo Fieri do të kenë zyrën e vet arsimore me numrin më të madh të punonjësve. Ndërsa disa nga bashkitë e vogla do të mbulohen nga zyra arsimore të përbashkëta.
Për shembull: Zyra Arsimore Delvinë, do të mbulojë bashkitë e Delvinës dhe Finiqit; apo Zyra Arsimore Tepelenë, do të mbulojë bashkitë e Tepelenës dhe Memaliaj. Në varësi të numrit të shkollave dhe mësuesve në bashkitë që mbulojnë zyrat arsimore, ato do kenë 6, 10, 14 apo 25 punonjës.
Risia tek zyrat arsimore është se secila do të ketë një sektor me 3 apo 6 punonjës që do të merren vetëm me vlerësimin e cilësisë së arsimit në shkollë. Ky ka qenë një shërbim i munguar deri tani. Përmirësimet në kurrikula dhe tekste shkollore duhet qëdikush t’i verifikojë nëse po zbatohen siç duhet në terren.
Mësuesit duhet të vlerësohen për punën që po bëjnë me nxënësit duke u vizituar periodikisht nga dikush që merret vesh në lëndën që ligjëron mësuesi.
Dhe me riorganizimin që po bëjmë, secila zyrë arsimore në nivel bashkie do të ketë mundësi tëvlerësojë cilësinë e mësimdhënies në shkollë dhe të sugjerojë masa kur cilësia nuk është në nivelin e duhur.
Këto 51 Zyra Arsimore do të menaxhohen nga 4 drejtori të vogla rajonale (me nga 15 punonjës) që kanë vetëm rol mbështetës dhe inspektues.
Themelimi i këtyre 4 drejtorive – me zyra në Lezhë, Durrës, Fier dhe Korçë- është bërë duke ndjekur modelin e Ministrisë së Shëndetësise dhe Mbrojtjes Sociale – rrjedhimisht vendimi ështëqë mos t’i vendosim 2 drejtori rajonale në të njëjtin qytet. Për shembull, Drejtoria Rajonale e shërbimeve shëndetësore për veriun është në Shkodër, ndërsa ajo për arsimin është në Lezhë.
Por Shkodra – si të gjitha bashkitë e tjera – do të ketëzyrën e saj arsimore që mbulon të gjitha shkollat e Bashkisë Shkodër.
Pra ideja është që drejtoritë rajonale të shëndetësisë dhe ato të arsimit parauniversitar të jenë në qytete te ndryshme, në mënyrë që sa më shumë shërbime të jenë sa më afër qytetarëve.
Dhe në krye tësë gjithë strukturës do të jetë Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar – si agjenci zbatuese e politikave të ministrisë. Ajo ka zyrën qendrore në Tiranë; ndërsa 4 drejtoritë rajonale dhe 51 zyrat arsimore në të gjithë Shqipërinë, sa më afër shkollave dhe sa më të vëmendshme për cilësinë e arsimit parauniversitar.
Kam parë disa keq-interpretime të reformës në rrjete sociale dhe portale, posaçërisht për sa i përket Shkodrës. Dua edhe një herë t’ua bëj të qartë të gjithëve se drejtoria arsimore NUK largohet nga Shkodra. Shkodra, si dhe të gjitha bashkitë e tjera, do të kenë zyrën e vet arsimore me numrin më të madh të punonjësve.
Një tjetër keqinterpretim ka të bejë me të ardhmen e punonjësve të drejtorive dhe zyrave të vjetra arsimore. Nuk do të ketë shkarkime të punonjësve të drejtorive dhe zyrave arsimore.
Por do të ketë riorganizim të tyre që shërbimet të ofrohen deri në nivel bashkie. Shumica e punonjësve tanë nëterren kanë kontribuuar për cilësine ë arsimit parauniversitar dhe ata duam t’i mbajme sa më afer që të vazhdojnë të kontribuojne në fushën që mbulojnë.
Riorganizimi do të prekë edhe disa nga udhëheqësit e Drejtorive dhe Zyrave Arsimore, të cilët nuk do të mbesin më udhëheqës. Po flas për ata që kanë shkelur rregullat në fuqi, që nuk u janë përgjigjur Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) dhe ndaj të cilëve kemi marrë shumë ankesa tek portali shqiperiaqeduam.al.
Ju e dini shumë mirë se, qëkur kam marrë detyrën e ministresnë Janar, kam filluar procedurat dhe kam larguar disa nga udhëheqësit e zyrave dhe drejtorive arsimore, bazuar në ankesat ndaj tyre dhe shkeljet e vërtetuara në terren.
Ky proces do të vazhdojë, sepse nuk mund të tolerojmë më që zyrat apo drejtoritë arsimore tëmos zbatojnë politikat e Ministrisë se Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR), dhe më konkretisht, portalin “Mësues për Shqipërinë”, portal i cili qënga viti 2018-tëështë pjesë e Ligjit të Arsimit Parauniversitar dhe mos-respektimi i portalit përbën shkelje ligjore.
Pra, brenda numrit të njëjtë të punonjësve dhe brenda buxhetit ekzistues, do të ri-shpërndajmë shërbimet mbështetëse për shkollat dhe mësuesit afër secilës bashki. Nga 38 Drejtori dhe Zyra Arsimore që kemi sot, do të kemi 56 nesër. Dhe më e rëndësishmja, do të sigurohemi që pranë secilës zyrë të ketë vlerësues të cilësisë së arsimit parauniversitar në shkollë.
I gjithë ristrukturimi do të mbyllet para hapjes së portalit “Mësues për Shqipërinë” për vitin 2019-të dhe para maturës shtetërore që do të mbahet në Qershor 2019-të, në mënyrë që të mos pengojmë këto dy procese të rëndësishme për arsimin parauniversitar në Shqipëri.
Faleminderit! /Sqarim i ministres së Arsimit Besa SHAHINI/